Maqedonia e Veriut mposhtet nga Ukraina dhe humb gati krejt gjasat për kualifikim

Maqedonia e Veriut është edhe më larg kualifikimit në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

Ukraina arriti të fitonte 2:0 ndaj Maqedonisë së Veriut, duke e rrëmbyer përkohësisht pozitën e dytë në tabelë.

Sudakov kaloi ukrainasit në epërsi në minutën e 30-të të ndeshjes.

Dhe gjersa Maqedonia e Veriut tentonte golin e barazimit, krejt në fund Karavev realizoi për 2:0 dhe vulosi fitoren e Ukrainës.

Kjo fitore e dërgon Kombëtaren e Ukrainës në kuotën e 10 pikëve në vendin e dytë, tri më shumë se Italia që ndodhet e treta, por që ka dy ndeshje më pak të luajtura.

Në anën tjetër, Maqedonia mbetet me shtatë pikë, por tani gjasat për kualifikim zbehen pothuajse tërësisht.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo