Luana Vjollca iu bën apel të rinjve: Keni kujdes nga inteligjenca artificiale

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, pak ditë më parë ka qenë pre e një mashtrimi keqdashës kibernetik.

Kjo pasi në rrjetet sociale filloi të qarkullonte një video e punuar me inteligjencë artificiale (AI), e cila prezantohej si një video intime e prezantueses.

Pasi është vërtetuar edhe nga ekspertët që videoja ka qenë e montuar, Luana përmes një shkrimi të gjatë ka reaguar për herë të fundit në rrjetet sociale, duke apeluar te të gjithë që të kenë kujdes të shtuar në këtë periudhë, ku tashmë po përdoret kjo lloj teknologjie e re.

Ky është shkrimi i saj i plotë lidhur me rastin:

“Për ta lënë përfundimisht pas krahëve edhe këtë baltosje të radhës. Uroj shumë që të paktën nga kjo e keqe e madhe për mua, të shkaktohen dy të mira të mëdha për këtë vend të vogël me kaq shumë ligësi për njëri-tjetrin!

1. Uroj shumë që të paktën kjo histori të shërbejë për t’i dhënë zë të gjitha vajzave (patjetër dhe djemve) që e kanë përjetuar e mund ta përjetojnë sërish këtë traumë, ju lutem mos heshtni, të ngrejnë zërin e tyre që mund t’ju duket i pafuqishëm por nuk është i tillë e t’i shkojnë deri në fund çdo padrejtësie që i behet e aq më tepër këtij lloj abuzimi nga montazhet. Mos bini pre, kini kurajo, nuk je vetëm mos e harro kurrë këtë.

2. Në të njëjtën kohë, uroj shumë të shërbej si shembull për shtetin e të ‘merren masa strikte për rastet e keqpërdorimit të kësaj teknikë të re (Inteligjencën artificiale).

Unë do vazhdoj të besoj në këtë botë sërish, do vazhdoj t’ia dal sërish me ju në çdo hap. Ju falënderoj nga zemra për çdo falë mbështetëse që më keni dhuruar këto ditë. Shihemi të dielën, këtë herë më shumë buzëqeshje”, ka shkruar Luana Vjollca.