Nga Arian Galdini
LRE si sfida mes diellit real dhe diellit “deep fake”.
Mos u shqetësoni fare miq dhe familja LRE.
Ne lindëm në 24 tetorin 2020, vetëm nga 1 celular dhe 1 faqe Facebooku.
Ne u bëmë viral në atë kohë me komunikimin tonë live në Facebook të njohur si Këndi i Shpresës, vetëm me 1 celular dhe 1 faqe Facebook.
Ne ngritëm një Seli për LRE vetëm me 1 celular dhe 1 faqe Facebook.
Ne krijuam një komunitet të madh rreth LRE dhe një komunitet real dhe të vërtetë të vogël LRE, vetëm me 1 celular dhe 1 faqe Facebook.
Ne bëmë një skuadër me 153 kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit 2021, vetëm me 1 celular dhe 1 faqe Facebook.
Ne ia dolëm të mbledhim 6432 firma mbështetëse nga qytetarët shqiptarë, për të hyrë në garën zgjedhore të 25 prillit 2021, vetëm me 1 celular dhe 1 faqe Facebook.
Ne ia dolëm të marrim gati 4000 vota në zgjedhjet e 25 prillit 2021, vetëm me 1 celular dhe 1 faqe Facebook.
Ne dolëm në Marshimin e Dinjitetit mbi 400 qytetarë në 21 gusht 2021, vetëm me 1 celular dhe 1 faqe Facebook.
Ne prej 24 tetorit 2020, e deri sot, kemi bërë 3 vjet histori lindjeje, zhvillimi, rritjeje, rënieje, dështimesh e realizimesh, tkurrjeje e ripërtëritjeje, rezistence e këmbënguljeje për vazhdimësi, vetëm me 1 celular e 1 faqe Facebook.
Na kanë sulmuar fuksat e rrethuesit e Rregjimit 3 Palësh PS – PD – PL, me Grupe të Gatshshme Llumatorësh e Baltosësish për 2 vjet me radhë nga rrjetet sociale në media kombëtare, me shpifje, sajesa e baltë të pamatë e çnjerëzore.
Na kanë sulmuar në me baltë, e shpifje, me tallje e shpërfillje, me stisje e qesharakëzim në media si Nova Media, Gazeta Tema, Fiks Fare e Top Channel.
Por ne kemi rezistuar vetëm me 1 celular e 1 faqe Facebooku.
Pas 2 vitesh sulm masiv balte e operacioni special për “rrënimin e imazhit dhe kredibilitetit të Arian Galdinit”, tani Rregjimi 3 Palësh PS – PD – PL, ka krijuar edhe një adresë të rrejshme pra një “Diell Fake apo Diell Deep Fake”, ku orientohen mediatikisht ata që kërkojnë alternativën e re.
“Dielli Deep Fake” po pompohet me investim të madh mediatik dhe me Operacion të plotë e masiv marketingu agresiv, për të tërhequr gjithkënd që po kërkon ndryshimin dhe risinë e vërtetë kundër Rregjimit 3 Palësh PS – PD – PL.
“Dielli Deep Fake” po pompohet si adresa e re ku duhet të shkojë kushdo e gjithkush që është kundër Rregjimit 3 Palësh PS – PD – PL.
Vetë Rregjimi 3 Palësh PS – PD – PL, po e krijon dhe pompon me marketing agresiv mediatik dhe në rrjetet sociale, “Diellin Deep Fake”, sepse ia ka parashkruar dizenjimin për dështim fatal.
Dështimi fatal i “Diellit Deep Fake” do të sjellë edhe zhgënjimin rrënimtar tek “alternativat e reja” të qytetarëve.
E sa më rrënimtar zhënjimi i njerëzve aq edhe më të fortë bëhen këta Skuthokratët e Rregjimit të Klubit të Plaçkaxhinjve PS – PD – PL.
Arian Galdinit dhe LRE i është mohuar plotësisht vija e startit.
Arian Galdini dhe LRE nuk e patën kurrë mundësinë dhe shansin e vijës së startit.
Arian Galdini dhe LRE kanë qenë prej ditës së parë nën mohim, çensurim, bllokim, izolim, pengim, qesharakëzim, tallje, shpërfillje, sulm e ndalim mediatik nga Rregjimi i Klubit të Plaçkaxhinjve PS – PD – PL.
Arian Galdini dhe LRE janë sulmuar me baltë e llum të pasingjashëm me kërkënd tjetër e njëkohësisht të mohuar mediatikisht.
Gjithë lindja dhe rezistenca jonë kanë qenë përballje veç me 1 celular dhe 1 faqe Facebook.
A kemi pësuar rënie, tkurrje, braktisje, etj, etj, pas 3 vitesh përballje nën mohim, baltë, sulme, e shpërfillje???
Padiskutim që po.
Do të ishte e panatyrshme nëse do kishim qenë si “mollë me shiringa”, nëse do dukeshim si “kokrra e mollës” pas gjithë kësaj lufte e balte e mohimi.
Ama jemi bio.
Kemi bërë histori bio, vetëm me 1 celular e 1 faqe Facebook.
Jemi pak, por jo krejt pak.
Jemi aq sa mund të vetëmbahemi e rezistojmë e qëndrojmë këtu.
Jemi ekzistenca më bio që ka sot shoqëria dhe realiteti politik në Shqipëri.
A na kuptojnë sot?
Jo.
A na vënë re sot?
Jo.
A jemi ne në vëmendjen e publikut sot?
Jo.
Por jemi.
Ne jemi këtu.
E të jesh diell bio, nuk ke nevojë fare për shpina që kërkojnë thjesht rreze…
Në kohët e “solarëve artificialë”, pak e vlerësojnë diellin e vërtetë.
Por dielli lind çdo mëngjes e perëndon çdo mbrëmje.
Dielli i vërtetë nuk mungon asnjë ditë.
Edhe kur ka eklips, dielli mbulohet, por nuk ndodh të mos lindë në mengjes e perëndojë në mbrëmje.
Ne jemi këtu, lindim në mëngjes e perëndojmë në mbrëmje.
LRE është këtu e do të jetë këtu.
Dhe vjen koha që të gjithë e kuptojnë kush është dielli i vërtetë dhe kush është “dielli deep fake” apo “eshka e fundit e Rregjimit”.
Ne jemi dielli i vërtetë.
Kush po gënjehet nga “Eshka e fundit e Rregjimit”, do kalojë pak kohë e do ta kuptojë se “eshka nuk do ndezë”.
Eshka bën zhurmë por nuk do ndezë.
LRE e ka ndezur zjarrin në 24 tetor 2020 e ai zjarr nuk do shuhet më kurrë.
Ne jemi këtu. LRE është këtu.
E vërteta do dëshmohet nga koha.
Pikë.
Arian Galdini