Për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal, gjykimi i ish sekretarit të qeverisë Muhamed Zekirit filloi nga e para, pasi që është rikualifikuar akuza për “Keqpërdorim të Detyrës Zyrtare”. Gjykata Penale e Shkupit miratoi vendimin me të cilin Zekiri i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, do të lirohet nga paraburgimi dhe në vend të kësaj atij i janë caktuar masa të kujdesit gjegjësisht: ai u urdhërua të paraqitet në gjykatë një herë në javë, ndalesë të lëshimit të vendbanimit dhe mbajtje të pasaportës. Zekiri paraprakisht ndiqej sipas paragrafit 5 të këtij nenit i cili parashikonte dënim me burg prej minimum 5 vitesh burg, ndërkaq ky paragraf është fshirë dhe tani do të ndiqet sipas nenit 4, i cili parashikon dënim me burg prej 1 deri në 5 vjet.
Prokuroria dhe mbrojtja tha se qëndrojnë në listën e provave të njëjta, si për akuzën paraprake.
“Për të akuzuarin, në rastin konkret ka ndryshime në dispozitivin e akuzës duke e pasur parasysh faktin që do të ndryshohet kualifikimi juridik që do t’i ngarkohet të njëjtit në varësi prej nenit 32 nga ndryshimet e Kodit Penal”, tha prokurorja e lëndës Katerina Kollareviq, shkruan Portalb.mk
Pas fillimit, të gjykimit nga e para, Zekiri deklaroi para gjykatëses se e kupton akuzën, por nuk ndihet fajtor. Ndryshe, ish sekretari i Qeverisë, Muhamed Zekiri akuzohet se ka lidhur kontrata për shërbime konsulente për analizimin e situatave në postë dhe hekurudha, pa procedurë për prokurim publik dhe me këtë, sipas Prokurorisë, e ka “keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar”.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Deri në fund të viti duhet të bëhet pagesa e K-15, minimalja në sektorin privat është 18.141 denarë, ndërsa administratorët do të marrin 12.372 denarë
- Votat e Mitrovicës, Bajrami: Kushdo që ka guxuar të prekë vullnetin e qytetarëve e ka vendin në burg
- A do të jetë kandidat për kryetar të Gostivarit? Tregon Arben Taravari
- Krijoi profil të rremë me logon e bankës dhe ofronte kredi false — 1 i arrestuar, 2 të proceduar në Tiranë
- Nga 15 nëntori, pajisjet dimërore bëhen të detyrueshme për të gjitha automjetet
- Sot vazhdon gjykimi për ish-drejtorin e burgut të Shutkës, Filip Andonov-Sokol
- “IPARD”, Mickoski: Ndërprerja me kërkesën time, të hetohen keqpërdorimet
- Komiteti i Helsinkit: Drejtësia për Koçanin duhet të jetë në kohë, e plotë dhe transparente
- Vetëm gjobë për sulmuesin e futbollistëve të Shkëndijës së Haraçinës në Prilep
- Për presidenten Siljanovska është kontestuese që Raporti KE të vlerësohet vetëm nga prizmi politik