Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot deklaroi se nuk është i nevojshëm miratimi i ligjit për amnisti dhe se zbatimi i tij nuk do ta ndryshojë gjenden me mbingarkimin në burgje.
“Qëndrimi im është se absolutisht nuk është koha, as momenti për miratimin e ligjit për amnisti. E dyta, ky veprim, i cili, ashtu të paktën u kumtua, se do të përfshijë numër të vogël të personave, po ashtu nuk do të ndihmojë shumë. Por, tani kjo është e Kuvendit. Nuk do të kemi kurrfarë efekte lidhur me miratimin e zgjidhjes ligjore. Nuk do të kontribuojë në mënyrë të konsideruehsme të lirohen vende ose të zvogëlohet presioni në institucionet ndërshkuese-përmirësuese. Unë mendoj se duhet shteti në mënyrë strategjike të mendoj në rritjen e kapaciteteve në burgje“, deklaroi ministri Spasovski, i cili sot ishte në Qendrën për trajnim në Idrizovë.Sipas tij, personat e amnistuar shumë shpesh pas daljes, i përsërisin veprat.