“Liberalizimi i vizave, çështje e hapur”, sqarohet zyra e Macron

Gjatë ditës u raportua se presidenti i Emmanuel Macron, kishte deklaruar se “Franca e ka pezulluar liberalizimin e vizave për Kosovë”.

Abcnews.al ka siguruar një sqarim nga zyra e presidentit francez, lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, përcjell Klankosova.tv

“Presidenti ka folur për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se cilat ishin kërkesat tona. Në këtë kontekst dhe duke marrë parasysh bllokadën e Prishtinës, presidenti vlerësoi se çështja e liberalizimit të vizave mbetet e hapur. Për më tepër, është një proces teknik dhe një diskutim që duhet bërë me partnerët tanë evropianë”, sqaroi zyra e Emmanuel Macron.