Lens shkakton befasi, mposht Arsenalin dhe merr primatin në grup

Arsenali është befasuar në Ligën e Kampionëve, duke pësuar humbje ndaj Lens.

Skuadra e Mikel Artetas pësoi humbje në udhëtim me rezultatin 2:1.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së dytë në Grupin B, teksa u zhvillua në stadiumin “Bollaert-Delelis”.

“Topçinjtë” kaluan të parët në epërsi me golin e Gabriel Jesus (14’), por që nuk ia dolën ta mbanin epërsinë.
Vendasit përmbysen gjithçka me golat e Adrien Thomasson (25’) dhe Elye Wahi (69’).

Lens pas kësaj fitore ka katër pikë dhe tani është lider në grup.

Arsenali është i dyti me një pikë më pak.