Harry Styles është shpallur ylli më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar nën 30 vjeç për të dytin vit radhazi me një pasuri prej 175 milionë dollarë.
Sipas Heat’s Rich List, Dua Lipa është në vendin e dytë me 82.5 milionë dollarë, ndërsa Niall Horan është në vendin e tretë me 60.4 milionë dollarë.
Harry Styles theu shifrën prej 150 milionë dollarësh për herë të parë në vitin 2023 falë “Love On Tour” të tij, i cili fitoi 508 milionë dollarë.
Suksesi i tij muzikor mbështetet gjithashtu nga një marrëveshje me pesë filma me Marvel për të luajtur Eros Starfox.
Siç raporton Daily Mail, ai gjithashtu ka një karrierë të suksesshme modelingu me një marrëveshje prej 8 milionë dollarësh me shtëpinë e famshme Gucci, ndërsa promovon edhe linjën e tij të kujdesit të lëkurës ‘Pleasing’.
Në vendin e katërt është Liam Payne me 49.4 milionë dollarë, i ndjekur nga Zayn Malik me 38.5 milionë dollarë.