Kombëtarja e Shqipërisë ka vazhduar me rezultate pozitive, pasi sonte triumfoi edhe në miqësoren ndaj Bullgarisë.
“Kuqezinjtë” fituan me rezultatin 2:0 në ndeshjen e zhvilluar në “Air Albania”.
Qazim Laçi (41’) dhe Ernest Muçi (81’) shënuan golat e fitores për kombëtaren shqiptare.
Si zakonisht, edhe kjo fitore u festua nga futbollistët, bashkë me tifozët shqiptarë, që ishin të pranishëm në tribuna.
“Kush nuk kërcen nuk është shqiptar”, ishin brohoritjet e tyre.