Lionel Messi dhe Erling Haaland do të jenë në garë për Topin e Artë 2023, që jepet në fund të këtij muaji.
E trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e pati një përgjigje interesante kur u pyet për këtë çështje.
“Gjithmonë e kam thënë se Topi i Artë duhet të jetë në dy seksione. Një për Messin dhe më pas të shikohet për dikë tjetër. A duhet ta fitojë Haaland? Ai shënoi 50 gola, por natyrisht, Messi. Nëse më thoni sezonin më të keq të mundshëm të Messit, është më i miri për të tjerët. Të dy e meritojnë”, tha Guardiola.