Ministri i Parë i Skocisë, Humza Yousaf, shpërndau një video prekëse nga vjehrra e tij, Elizabeth El-Nakla, e cila u mbeti e bllokuar në Gaza së bashku me bashkëshortin e saj kur filloi konflikti midis Hamasit dhe Izraelit, transmeton Anadolu.
“Kjo do të ishte videoja ime e fundit. Të gjithë në Gaza po lëvizin drejt vendit ku jemi ne. Një milion njerëz, pa ushqim, pa ujë dhe akoma forcat izraelite po i bombardojnë teksa largohen”, tha El-Nakla, duke qarë.
“Ku do t’i vendosim? Mendimet e mija janë, të gjithë këta njerëz në spital nuk mund të evakuohen. Ku është njerëzimi, ku janë zemrat e njerëzve në botë që e lënë këtë të ndodhë në këtë kohë. Zoti na ndihmoftë, lamtumirë”, tha Elizabeth El-Nakla në videomesazh.
Në një përshkallëzim dramatik të tensioneve në Lindjen e Mesme, forcat izraelite nisën një fushatë të qëndrueshme dhe të fuqishme ushtarake kundër Rripit të Gazës, një përgjigje ndaj një ofensive ushtarake të grupit palestinez Hamas në territoret izraelite.
Konflikti filloi të shtunën e kaluar kur Hamasi nisi Operacionin Al-Aksa Flood kundër Izraelit, një sulm i papritur i shumëfishtë duke përfshirë një breshëri lëshimesh raketash dhe infiltrimesh në Izrael nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit.
Në një përshkallëzim dramatik të tensioneve në Lindjen e Mesme, forcat izraelite nisën një fushatë të pandërprerë dhe të fuqishme ushtarake kundër Rripit të Gazës, në përgjigje ndaj një ofensive ushtarake të grupit palestinez Hamas në territoret izraelite.
Konflikti filloi të shtunën e kaluar kur Hamasi nisi operacionin “Tufani i Aksa-së” kundër Izraelit, një sulm i papritur shumë-dimensional, përfshirë një breshëri lëshimesh të raketave dhe infiltrimesh në Izrael përmes tokës, detit dhe ajrit.
Hamasi tha se operacioni ishte në hakmarrje për sulmin ndaj xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe dhunës në rritje të kolonëve izraelitë kundër palestinezëve.
Më pas, ushtria izraelite nisi operacion kundër objektivave të Hamasit brenda Rripit të Gazës.
Përgjigjja e Izraelit është shtrirë në ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës në zonën që është përfshirë nga rrethimi që nga viti 2007.