Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i dhuroi 1 mijë euro një nëne të re që solli në jetë trinjakë.
Me anë të një postimi në Facebook, ai shprehet se në shenjë urimi dhe mbështetjeje, me vendim i ka ndarë paratë si dhuratë simbolike për nënën dhe fëmijët.
“Me shumë kënaqësi, sot vizitova Florën dhe Flamur Limanin, të cilët ditë më parë u bënë prindër të trinjakëve, Diorit, Dorelës dhe Denisës”.
“Ardhja në dritë e fëmijëve trinjakë është unike. Është një moment shprese teksa lind një brez i ri, që bart premtimin e një të ardhmeje plot mundësi dhe potencial”, shkroi mes tjerash Latifi në postimin e tij, ku ka ndarë edhe disa fotografi nga vizita në fjalë.