Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka deklaruar se sulmi izraelit në spitalin në Rripin e Gazës ishte “i tmerrshëm dhe absolutisht i papranueshëm”, transmeton Anadolu.
“Lajmet që vijnë nga Gaza janë shkatërruese. Është e tmerrshme, është e papranueshme. Ligjet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut duhet të respektohen në çdo kohë. Kjo është e paligjshme”, tha Trudeau.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra, për Anadolu njoftoi se mbi 500 njerëz u vranë në një sulm ajror izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli në Rripin e Gazës mbrëmjen e sotme.
Pamjet treguan kufoma të shpërndara nëpër mjediset e spitalit.
Grupi palestinez Hamas shënjestrimin e spitalit nga Izraeli e quajti “gjenocid”.