Kritika për Mozzik: A nuk mendon për vajzën tende

I publikuar ditën e djeshme, “Drama Pahiri” është një këngë, e cila që në momentet e para të publikimit është përballur me kritika të ashpra dhe kjo për faktin se teksti i këngës mban një fjalor banal.

Sikurse edhe ishte paralajmëruar, Mozzik dhe Dafina kanë publikuar më në fund projektin e tyre muzikor, i cili prej kohësh është përfolur si një bashkëpunim mjaft i veçantë mes dyshes.

I publikuar ditën e djeshme, “Drama Pahiri” është një këngë, e cila që në momentet e para të publikimit është përballur me kritika të ashpra dhe kjo për faktin se teksti i këngës mban një fjalor banal.

Një pjesë e mirë e ndjekësve të Mozzik ka reaguar me komente në profilin e reperit, ku njëri prej tyre shkruan: “Turp, e filloni këngën direkt me të shara, a nuk mendoni pak për rininë e sotme, përfshi edhe vajzën tendë”?
“Dështim”, shkruan një tjetër. “Vetëm këngë nuk është kjo, po e merrni në qaf brezin e ri. Si po kontribuoni për të degraduar brezin e ri me këto tekste që bën”, shton një tjetër.

Kujtojmë që rreth dy ditë më parë, Mozzik bëri një dedikim mjaft të veçantë për Dafina Zeqirin, duke e konsideruar se këngëtaren më të mirë që ka bashkëpunuar ndonjëherë.

“Edhe mendova, ta shkruaja apo mos ta shkruaja. Më ka rënë të punoj me shumë emra të estradës sonë, jashtë dhe në botë por nuk rri dot pa e përmendur që ti je më e mira“, fillon postimin e tij Mozzik.

“Është njeriu më i mirë që kam takuar këtë vit dhe mos të them që është edhe njeriu më i mirë që kam bashkëpunuar ndonjëherë. Komplet energji, talent i pastër, pa urrejtje. Nuk e dëgjova ndonjëherë të flasë keq për dikë. Zemrën e mirë, punën e pastër, qëllimin e qartë, e vendosur për sukses, e dashur, e respektueshme”

“Një dashuri Duffy. Ti je shembulli më i mirë se cfarë mundet të bëjë një femër”, përfundon dedikimin e bukur Mozzik, bashkangjitur një fotografie të Dafinës.