Konfiskohen stoli argjendi dhe bizhuteri në Aeroportin e Shkupit

Nga Drejtoria e Doganave në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se në Aeroportin e Shkupit janë konfiskuar 5 kilogramë stoli argjendi dhe bizhuteri. Nga Doganat thonë se shtetasit e huaj nuk e kanë paraqitur sasinë e stolive, me çka kanë thyer rregulloren e Doganës.

“Në një rast bëhet fjalë për rreth katër kilogramë stoli argjendi dhe bizhuteri, që është konfiskuar nga një shtetas britanik, përndryshe pronar i argjendarisë, i cili ka tentuar t’i nxjerrë jashtë stolitë, pa i deklaruar te doganierët mallrat me karakter tregtar. Bizhuteritë u zbuluan gjatë kontrollit të bagazheve të dorës dhe bagazheve shtesë që u gjetën nga doganierët gjatë kontrollit të kartës së pasagjerit. Në rastin e dytë, kur ka hyrë në vend, pas kontrollit të pasagjerit, përndryshe një shtetas turk që udhëtonte nga Stambolli, janë konfiskuar 123 copë bizhuteri argjendi”, theksojnë nga Doganat.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo