Tyson Fury ka marrë një fitore me shumë vuajtje përballë Francis Ngannou me pikë të gjyqtarëve.
Përkundër se e nisi mirë duelin, Fury gjatë kalimit të raundeve filloi të vuante përballë Ngannou i cili në një moment arriti ta rrëzonte edhe në tokë.
Në fakt britaniku u rrëzua në tokë dy herë duke i befasuar të gjithë në sallë, por ai u ngrit për ta fituar në fund luftën pas 10 raundeve me gjyqtarët që i dhanë fitoren 96-93, 95-94 dhe 94-95.
Pas kësaj fitore Fury ka shtuar edhe më shumë pasurinë e tij, pasi vlera që ka fituar nga kjo përballje ka qenë e pabesueshme.
Boksieri britanik ka fituar 50 milionë euro nga kjo përballje, me këtë shumë që pritet të rritet edhe më shumë nga biletat dhe sponsorët.
Në anën tjetër fitimet për kamerunasin Francis Ngannou kanë qenë pesë herë më të vogla se Tyson Fury.
Ngannou ka fituar 10 milionë euro nga përballja e tij e parë në boksin profesionist, pasi kamerunasi më parë ka qenë një luftëtarë në UFC dhe kampion i peshave të rënda në këtë sport.
FULL FIGHT :-
Tyson Fury vs Francis Ngannou
Witness the Greatest robbery in the history of boxing. #BattleOfTheBaddest #FuryvsNgannou #Boxing #Dana #UFC #Usyk #Wilder #Robbed #FuryUsykpic.twitter.com/IuEOZvFkzK
— Sports Matrix 360° (@sportsmatrix360) October 29, 2023