Edhe pak ditë nda ndajnë nga nisja e ‘Big Brother VIP Kosova’. Në rrjetet sociale dhe media të ndryshme kanë nisur të qarkullojnë emrat e personazheve publik që pritet të jenë pjesë e shtëpisë së famshme.
Mes tyre, ajo që ka marrë vëmendjen e të gjithëve është emiri i AlbyTheGoat, e njohur si pornostar-e.
Alby ka mbërritur disa ditë më parë në Kosovë. Ka qenë artisti Don Xhon i cili e ka postuar një video në Instagram, duke shkruar: “Jam shoferi yt sot”.
Aktorja e filmave me pullë të kuqe, njihet për rolet e saj në disa prodhime, ndërsa kohëve të fundit ajo kishte treguar se është nënë.
Kujtojmë që aktorja ka lindur në Shqipëri, por më tej e ka vazhduar karrierën si aktore e filmave pornografik në Miami të Floridës./albeu/