“Kathimerini” grek ka raportuar se ish-kryeministri dhe lideri i SYRIZA-s, Aleksis Tsipras, me ftesë të Zaevit, është dashur t’i bëjë një vizitë private ish-kryeministrit Zoran Zaev në Strumicë, informon PRESSonline.al
Siç raporton “Kathimerini”, më shumë detaje rreth takimit nuk janë bërë të ditura.
Tsipras dhe Zaev ishin kryeministra kur dy fqinjët ballkanikë nënshkruan Marrëveshjen e Prespës në qershor 2018, duke zgjidhur mosmarrëveshjen rreth emrit të shtetit të pranishme për shumë dekada, raporton Kathimerini.