Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka reaguar presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit, i cili ka thënë se aksionin në veri të Kosovës më 24 shtator nuk është dashur ta kryej Policia e Kosovës, duke aluduar te KFOR’i.
Për këtë Shaip Kamberi, thotë se Vuçiqit nuk i ka mjaftuar që KFOR-i dhe EULEX-i ishin në në ”dhomën e VAR’it“.
”Vuçiq ende po ankohet se pse aksioni i Banjskës nuk është kryer nga EULEX-i, por nga policia e Kosovës. Siç duket, për të nuk mjafton që KFOR-i dhe EULEX-i ishin në dhomën e VAR-it“, ka shkruar Kamberi në rrjetet sociale.