“Kam qeshur me nervozizëm” – Todibo jep sqarimin e tij pasi u pa duke qeshur gjatë minutës së heshtjes

Jean-Clair Todibo ka shpjeguar arsyen që ai qeshi gjatë një minutë heshtjeje në kujtim të viktimave të konfliktit Izrael-Gaza, si dhe një mësuesi francez të vrarë në Arras, që i parapriu fitores 2:1 të Francës ndaj Holandës të premten.

Todibo, i cili ishte në pankinë gjatë kësaj ndeshje, u filmua duke qeshur gjatë një minutë heshtjeje dhe kjo ka bërë që ai të jetë në qendër të kritikave.

Siç raportohet nga “RMC Sport”, Federata e Futbollit e Francës ka kërkuar një shpjegim, me Këshillin e Etikës të Federatës që ka kontaktuar lojtarin.
Mbrojtësi i Nice tani i është drejtuar mediave për të shpjeguar situatën.

“Doja të shpjegoja veten duke pasur parasysh shkallën e situatës. Interpretimi i situatës është goxha i çmendur. Unë nuk mendoj se jam një djalë mos-respektues. Pata një të qeshur nervoz gjatë një minutë heshtjeje, por në asnjë mënyrë nuk po tallesha me situatën aktuale”, tha ai në paraqitjen para gazetarëve.