Kalvin Phillips ka lënë të kuptohet se mund të largohet nga Manchester City në afatin kalimtar të janarit mes interesimit nga Bayern Munich.
Mesfushorit iu dha një start befasues nga Gareth Southgate në fitoren 3-1 të Anglisë ndaj Italisë në kualifikimet për EURO 2024.
Kjo ndodhi pavarësisht se kishte vështirësi për minutat e rregullta nën drejtimin e Pep Guardiolës në Etihad Stadium, duke bërë vetëm tre paraqitje zëvendësuese për Cityn në Premier League deri më tani këtë sezon.
Sidoqoftë, Phillips pranoi se duhet të luajë më shumë nëse dëshiron të mbajë vendin e tij në formacionin fillestar të Anglisë dhe zbuloi se ai do të vlerësojë të ardhmen e tij në muajt e ardhshëm përpara vitit 2024.
Ndërsa është raportuar se Bayern është i interesuar për këtë mesfushor dhe në janar mund të paraqes një ofertë për të, raporton Goal.com, transmeton Klankosova.tv