Izraeli para pak çastesh e refuzoi rezolutën e OKB-së për armëpushim, vazhdon sulmet e tmerrshme sonte në Gaza

Ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen tha të shtunën se vendi i tij “refuzon plotësisht” thirrjen e OKB-së për një armëpushim në Rripin e Gazës.

Masa erdhi menjëherë pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë të premten që kërkonte për një “armëpushim humanitar të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm” të menjëhershme në Gaza, transmeton TS.mk.

“Ne e refuzojmë plotësisht thirrjen e përçmuar të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për një armëpushim,” shkroi Cohen në X.

“Izraeli synon të eliminojë Hamasin ashtu siç u përball bota me nazistët dhe ISIS-in”, shtoi ai.

Rezoluta, e cila u prezantua nga afro 50 vende, duke përfshirë Turqinë, Palestinën, Egjiptin, Jordaninë, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), u miratua me një votim 120-14, me 45 vende abstenuese./TS