Izraeli bombardon pozicionet e Hezbollahut në Liban

Forcat izraelite kanë publikuar një video kur bombardojnë pozicionet e Hezbollahut në Libanin jugor. IDF njoftoi se kishte goditur dy pozicione antitank të organizatës në Liban dhe një post.

Në 24 orët e fundit tensioni me izraelitët në Liban është rritur, veçanërisht pas kërcënimeve të drejtpërdrejta të Iranit ndaj Izraelit.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit po vazhdon për të 18-ën ditë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite tha se forcat tokësore izraelite janë “shumë mirë të përgatitura” për ofensivën në veri të Rripit të Gazës.

Nga ana tjetër, Hamasi u bëri thirrje vendeve arabe dhe myslimane që të intensifikojnë përpjekjet për hapjen e një “korridori të përhershëm humanitar për Gazën”.

Ndërkohë, grupi njoftoi se dy të burgosur u liruan me ndërmjetësimin e Egjiptit dhe Katarit.