Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, sot qëndronë për vizitë pune në Ukrainë. Vizita në Ukrainë është në kuadër të realizimit të një prej angazhimeve kryesore nga Programi i Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023. Për OSBE-në, si organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë, Ukraina dhe populli i saj janë në krye të agjendës.
Osmani ekskluzivisht flet për TetovaSot dhe TS për agjenden e ngjeshur të tij në Ukrainë ku do të zhvillojë takime me kreun e shtetit të Ukrainës.
Me Ministrin e Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba do të mbajë konferencë të përbashkët për media. Në agjendën e Osmanit është edhe takimi Kryetarin e Parlamentit të Ukrainës (Verkhovna Rada), Ruslan Stefançuk.
Në kuadër të qëndrimit në Ukrainë, Osmani do të bëjë edhe disa vizita në terren për t’u njohur nga afër me situatën atje, si dhe me nevojat e qytetarëve.
Osmani do të vizitojë Qendrën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, si dhe do të njihet edhe me punën e njësive të Shërbimit Emergjent të Ukrainës dhe me procesin e deminimit në terren.
Më poshtë mund ta dëgjoni intervistën ekskulzive të Kryesuesit të OSBE-së për gazetarin e TS dhe TetovaSot Nevrij Ademi.