Mbrojtja është pozicioni më i vështirë në lojë sepse ka një kosto të madhe në raste gabimesh .Por Ilton Rustemi është një prej atyre mbrojtësve te gjenerata 2010 që jo vetëm bën diferencën por është edhe teknikisht shumë i mirë duke qenë siguria e madhe në atë pozicion që e forcon çdo ditë e më shumë dhe e dësh uat tashmë në 4 ndeshjet e para të kampionatit të ri shkruan Tetovasot.
Nën drejtimin e Gajur Rexhepit ,ai ka ndryshuar krejtësisht.Mbrojtja e kësaj gjenerate ka më shumë siguri me të , falë edhe lojës luftarake të tij në vijën e fundit sepse Illtoni është një lojtarë që nuk dorëzohet kurrë.
Ai ka shumë potencial të bëhet njëri ndër më të mirët në të ardhmen.
Ai e lexon mirë lojën dhe është thuajse i pakapërcyeshëm duke e bërë më të lehtë lojën e mesfushorëve të fundit që furnizohen me topa e pasime të sakta nga vetë ai .
Ai thotë se ëndërron që një ditë të bëhet pjesë e skuadrës së parë .Është një lojtar që punon shumë për të përmirësuar edhe më tepër kualitetet që posedon.Nuk ka rrugë të lehtë për futbollistët por është puna serike që mund të realizojë çdo gjë në të ardhmen sidomos ëndrrën për futbollin që është sporti më popullorë në botë .Tetovasot