Maqedonia e Veriut U-17 do të zhvillojë tre ndeshje në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian ,më saktë UEFA EURO U-17 qualification informon Tetovasot.
Treneri i mirënjohur i Maqedonisë së Veriut U-17 Dashmir Beari ka bërë edhe përzgjedhjen për këto kualifikime duke përfshirë edhe lojtarët kryesorë Hisar Ali dhe Albion Musliu që janë pjesë e Shkëndijës.
Maqedonia U-17 bën pjesë në grupin H ndërsa rivali kryesorë do të jetë kombëtarja e fortë e Spanjës.
Loja e parë do të zhvillohet më 25.10.2023 me Sllovakinë ,loja e dytë 28.10.2023 me Spanjën , dhe ajo e treta me datë 31.10.2023 me Maltën.
Maqedonia e Veriut U-17 ka një skuadër të fortë në përbërjen e së cilës janë shumë talentë nga klube të ndryshme që pritet të jenë yjet e ardhshëm të futbollit vendorë dhe jo vetëm.
Ju rikujtojmë se Hisar Ali dhe Albion Musliun trajneri I shpresave të kuqezinjve I ftoi në përballjen miqësore me Partizanin e Tiranës ,ku Hisar Ali shënoi golin e parë në karrierën e tij me shpresat e Shkëndijës së Bekim Osmanit.Tetovasot.