Hezbollah thotë se e mërkura do të jetë ‘ditë e zemërimit të paprecedentë’ kundër Izraelit

Hezbollahu i mbështetur nga Irani e ka shpallur nesër si “një ditë zemërimi të paprecedentë” kundër Izraelit dhe vizitës së Joe Biden në vend, raporton Sky News.

Grupi militant libanez është një aleat i Hamasit dhe vlerësoi sulmin e tij të paprecedentë në Izraelin jugor më 7 tetor.

Izraeli dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer zjarr përtej kufirit në mënyrë të përsëritur gjatë ditëve të fundit.