Helmimi i 30 nxënësve në Malishevë, Policia: Është mbyllur lokali, pronari është intervistuar nga prokurori

Gjatë ditës së sotme në qytetin e Malishevës në një nga pikat ku shërbehet ushqim i shpejtë, u infektuar 30 nxënës të këtij qyteti.
Për këtë çështje ka folur për lajmi.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj, shkruan lajmi.net.

Ai tha se një informatë të tillë e kanë pranuar rreth orës 17:00 dhe pas kësaj njësitet e policisë kanë dalë në vend të ngjarjes, po ashtu të pranishëm ishin edhe inspektorët komunal si dhe ata nga Agjencia e Ushqimit dhe Vetrinës.

Elezaj tutje tregon se lokali tutje është mbyllur ndërsa pronari i lokalit është intervistuar nga prokurori i shtetit.

“Rreth orës 16:50 kemi pranuar informatë se disa persona kishin kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-Malishevë, nga raportet fillestare mjekësore, dyshoheshin për helmim si pasojë e ngrënjes së ushqimit në një lokal ku shërbehen ushqime të shpejta. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe inspektorët komunal si dhe ata të Agjensisë së Ushqimit dhe Veterinës. Lokali përkohësisht është mbyllur nga këta të fundit. Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar pronari i lokalit dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Prodhimi dhe vënja në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”. Rasti do të hetohet në procedurë të rregullt”, tha Elezaj.