1 vit nga paralajmerimi për një investim 50 milinë euro në Kodrën e Diellit. Që nga atëherë nuk ka asnjë lëvizje rreth kësaj. Ish ministri i Ekologjisë, Naser Nuredini nga radhët e BDI-se në nëntor të vitit të kaluar e dha lajmin e madh për investime në Kodrën e Diellit.
“Do të jetë investim strategjik. Do të jetë investim i madh. Por tani kemi ofertë, do të jetë investim mbi 50 milionësh me teleferikë të rinj, hotele të reja dhe gjithçka që është e nevojshme për të pasur një resort skijimi i cili do të ketë standarde të mira”, eshte shprehur Nuredini në nëntor të vitit të kaluar.
Në ate kohë Kompania italiane “Techno Alpin”, ndonëse e vetmja që u paraqit në tender për të investuar në 9 teleferikë të rinj, do të instaloj pajisje edhe borë artificiale shtigje të skijimit. Në fazën e parë do të investohen 55 milion euro, nga i gjithë investimi kapital prej 180 milion eurove.
Janë bërë pra 1 vit, jo që është bërë diçka në këtë drejtim, por edhe është harruar totalisht.
Por çka mendojnç qytetarçt dhe pronaret e hoteleve në Kodren e Diellit, a i besojne ketij investimi?
Pronari i Hotel Skardusit, as që beson më në investimet e tilla të paralajmëruara nga qeveria. Sipas tij gjthnjë folet dhe asgjë nuk bëhet dhe më nuk besojmë se do të ketë investime.
Nga ana tjetër drejtori i Elem Torus, Adem Avziu për TS u shpreh se marrëveshja për këto paraljamërime për investimet është në fazë finale mes investitorit dhe qeverisë, ku sipas tij për më shumë detaje qeveria i ka koptencat në lidhje me investimet në Kodrën e Diellit.
Ndryshe Kodra e Diellit është një qendër skijimi me e mira në rajon e që afërohet me vendet e Evropës si të Zvicrës, Austrisë, por këtu mungon serioziteti për të sjellur investitor serioz që kjo qendër të jetë ashtu siç duhet.
E derisa te vijnë investitorët për Kodrën e Diellit edhe shumë vite do të ketë probleme me parkingjet, nuk do të ketë borë artificiale dhe sdo të ketë telefrik nga Terova për në Kodrën e Diellit./TS/