Krahu ushtarak i grupit të rezistencës palestineze Hamas ka njoftuar lirimin e dy të burgosurve amerikanë për “arsye humanitare”, transmeton Anadolu.
“Në përgjigje të përpjekjeve të Katarit, për arsye humanitare ne liruam dy të burgosur amerikanë, një nënë dhe vajzën e saj”, tha Abu Ubaida, zëdhënës i Brigadave al-Qassam të Hamasit.
Ubaida tha se ajo që bënë Brigadat al-Qassam ishte t’i vërtetojnë “popullit amerikan dhe botës se pretendimet e presidentit amerikan, Joe Biden dhe administratës së tij fashiste janë të rreme dhe të pabaza”.
Sipas Korporatës së Transmetimeve Izraelite, burimet e qeverisë izraelite konfirmuan lirimin e “dy pengjeve amerikane të mbajtura nga Hamasi në Gaza”.