Halim Abazi jep lajmin e madh, më 28 nëntor spektakël boksi në Tetovë

Boxclub Shkëndija No Limit e drejtuar nga Halim Abazi përfundimisht i ka marrë dorën organizimit të mbrëmjeve të boksit, derisa verën që lamë pas rumbullaksoi 10 edicione “Night of the Champions” (“Nata e Kampionëve”). Në fakt edicioni i 10 u mendua të ishte i fundit, pasi Halim Abazi u shpreh i mërzitur nga mungesa e mbështetjes institucionale, mirëpo numri i spektatorëve dhe atmosfera e krijuar në natën kur turkja Elif Nur Turan në Tetovë fitoi rypin botëror të verzionit WBF, duke se kanë bindur Abazin të vazhdojë edhe më fuqishëm, madje duke publikuar edhe zyrtarisht se më 28 nëntorë, në ditën e Flamurit Kombëtar shqipëtar, në Tetovë do të mbahet spektakli i radhës “Night of the Champions”.

“28 Nëntori 2023

‘Night of the Champions’ në Tetovë.

-Shumica e gjërave të rëndësishme në botë janë arritur nga njerëz që kanë vazhduar të përpiqen kur nuk kishin aspak shpresë.

Të i kujtojmë dhe t’i respektojmë gjërat që kanë rëndësi ashtu siç është edhe 28 NËNTORI.

Klubi jonë Boxclub Shkëndija No Limit Tetovë vendosi që përsëri në këtë datë t’ju sjellë një spektakël të boksit profesional me 12 ndeshje të forta. Mes tyre boskon Elif Nur Turhan për rypin e WBC international kundër anglezes, Kristy Hill”, shkruan Halim Abazi në profilin e tij në Facebook, duke shtuar se së shpejti pritet të konfirmohen edhe rivalët e mbrëmjes për garuesit Lulzim Ismaili, Hassan El Chehad, Leonard Abazi, Benjamin Imeri, Armel Mbumba Yassa, TC Elif Turhan, Elif Delişmen, Lorena Bunoza, Ali Dakroub, Ilyas Can Kali dhe Bihes Barakat.