Gërkovska: Organet kompetente marrin udhëzime konkrete për konfiskimin e suksesshëm të pronës, nevojitet një koordinim më i mirë ndërinstitucional

Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, sot organizoi prezantim të Udhëzimeve për konfiskim dhe marrjen e pronës, dokument i cili u përgatit me mbështetjen e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krim, në bashkëpunim me institucionet kompetente, bëri të ditur pres shërbimi qeveritar.

“Ky dokument është i dedikuar për prokurorë publikë dhe hetues nga MPB-ja, Drejtoria Doganore dhe Drejtoria Financiare, ndërsa një segment ka të bëjë edhe me menaxhimin e pasurisë së konfiskuar dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Udhëzimet do t’u sigurojnë hetuesve dhe prokurorëve një pasqyrë të hapave që duhet t’i ndërmarrin në fazën sa më të hershme të mundshme gjatë hetimit gjatë mbledhjes së dëshmive për pronën dhe sigurimit të pronës, me qëllim që të kryhet një konfiskim të suksesshëm”, theksoi zëvendëskryeministrja Gërkovska.

Ajo shtoi se ky aktivitet është pjesë e Strategjisë për forcimin e kapaciteteve për udhëheqjen e hetimit financiar dhe konfiskimit të pronës me Planin e Veprimit 2021-2023, implementimin e të cilit e koordinon Kabineti për Politika të Qeverisjes së Mirë, përmes Komisionit Kombëtar përgjegjës për ndjekjen e implementimit të Strategjisë për forcimin e kapaciteteve për udhëheqjen e hetimit financiar dhe konfiskimit të pronës me Planin e Veprimit 2021-2023.

Paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të forcohet mekanizmi për konfiskimin e pronës së fituar në mënyrë të paligjshme përmes zgjidhjes ligjore për konfiskim të pronës në procedurë civile.

“Drafti tashmë është dhënë për mendim në Komisionin Evropian, sepse duam që të jetë plotësisht i harmonizuar me standardet evropiane, ndërsa më pas do të jetë lëndë i një debati të gjerë publik, që të vendosim një zgjidhje ligjore që do të jetë e zbatueshme në mënyrë efikase në praktikë”, potencoi Gërkovska.

Zëvendëskryeministrija u përqendrua edhe në domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, i cili në periudhën e ardhshme do të zhvillohet përmes Trupit Koordinues Ndërinstitucional për institucionet kompetente për përballje të korrupsionit.

Në përgatitjen e Udhëzuesit për konfiskim dhe marrjen e pronës kanë marrë pjesë përfaqësues nga Prokuroria Publike, Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Inteligjencës Financiare, Policia Financiare, Drejtoria Doganore dhe Agjencia për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar. Dokumenti është përpunuar në kuadër të projektit “Nga rrjedhat e paligjshme financiare deri në kthimin e rponës”, të cilin e zbatoh Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krimi, ndërsa financiarisht është mbështetur nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.