Garë e nxehtë në FRASH – dega Tetovë

Në degën e ASH në Tetovë të dielën FRASH do të organizojë Kuvendin e 3.

Sipas kryetarit të degës, Flakron Bexheti në postimin e tij në rrjete sociale Kuvendi do të organizohet më 1 tetor ’23 (E dielë) në ora 18:30 në NB Hotel.

Sipas informacioneve bëhet fjalë për nje garë të nxehtë mes dy kandidatëve, Muhamed Lala dhe Diandra Krivanjeva.

Lala është aktivist dhe themelues i FRASH që nga viti 2016. Është i diplomuar në Shkenca Politike dhe shihet si favorit i kësaj gare.

Diandra Krivanjeva është aktivistë e ASH e cila ka bërë publik kandidimin para pak kohësh. Diandra është njëra ndër personat që fituan shtetësinë nëpërmjet Ligjit të ri të mundësuar nga ASH.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo