Franca mposht Holandën dhe siguron biletën për “Euro 2024”

Franca ka shënuar fitoren e gjashtë nga po aq ndeshje të zhvilluara, për të siguruar edhe matematikisht kualifikimin në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të përzgjedhurit e Didier Deschamps triumfuan në udhëtim ndaj Holandës, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë në Grupin B.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Johan Cruijff ArenA” përfundoi me rezultatin 1:2.
Kylian Mbappe (7′, 53′) ishte vendimtar në fitoren e “Gjelave”, duke shënuar të dy golat e fitores.

Quilindschy Hartman (84′) shënoi golin e vetëm për “Tulipanët”.

Franca pas kësaj fitore ka 18 pikë në krye të grupit, teksa Holanda është e treta me nëntë pikë.

Në vendin e dytë është Greqia me 12 pikë, andaj mbetet të shihet deri në fund se cila kombëtare do të shkojë në “Euro 2024” nga vendi i parë.