Forcat izraelite arrestuan 80 palestinezë në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë, forcat izraelite vazhduan operacionet e ndalimit që filluan gjatë natës në Bregun Perëndimor.
Njoftohet se 80 palestinezë, duke përfshirë anëtarë të Këshillit Legjislativ, dy gazetarë dhe ish të burgosur, u arrestuan nga forcat izraelite në qytetet e Bregut Perëndimor, Ramallah, El-Halil, Betlehem, Nablus dhe Tulkarem.
Në deklaratë thuhet se “numri i palestinezëve të ndaluar në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, kur Izraeli nisi operacionet sistematike të hakmarrjes kundër popullit palestinez, ka kaluar mbi 930”.