Një mungesë e madhe në qendrën e mbrojtjes. Marash Kumbulla nuk ka qenë ende gati për të ndihmuar skuadrën e tij kombëtare, pavarësisht se shokët e ekipit e kanë mbuluar mjaft mirë vendin që ka lënë ai bosh.
As sot në mbrëmje nuk do të jetë në dispozicion për të dhënë një dorë brenda fushës, por jashtë saj, Kumbulla ka bërë pjesën e tij duke motivuar djemtë kuqezi.
Përmes një postimi në Instagram, Kumbulla karikon skuadrën.
“Forca djema, unë jam me ju”, ka qenë mesazhi i Marash Kumbullës.