Fon der Lajen: Synojmë ta hapim klasterin e parë këtë vit

Jam këtu sot që tu themi juve dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut se jeni në rrugën e duhur që të anëtarësoheni në BE. Me padurim pres që tu pranojmë aty. Më duhet të them se është me të vërtetë e pabesueshme të shihet progresi, të cilin Maqedonia e Veriut e arriti si dhe vendosmëria të lëvizet përpara në drejtimin e duhur. Kjo është mbresëlënëse. E dimë që BE-ja ka histori të gjatë të anëtarësimit, nuk ka qenë gjithmonë Union i 27 anëtareve, por vazhdimisht ka punuar në zgjerimin dhe ajo ka histori të respektimit për të gjithë dhe për çdo komb dhe respekt për llojllojshmorinë të cilën e prazantojmë. Për këtë një ditë jam e sigurt se do ta presim Maqedoninë e Veriut me identitetin dhe gjuhën e saj të veçantë. Sot tashmë kemi 24 gjuhë të ndryshme në BE, ndërsa një ditë do ta numërojmë edhe gjuhën maqedonase në to.

Këtë e theksoi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Dimitar Kovaçevski pas takimit në Qeveri.

“Maqedonia e Veriut tashmë ka arritur shumë, ka ecur shumë dhe dëshira ime është se absolutisht duhet të vazhdoni. Procesi i skriningut po zhvillohet pandërprerë dhe ne angazhohemi që t’i hapim bisedimet për klasterin Fundamente këtë vit dhe e di se mund ta bëjmë këtë. Jam e vetëdijshme gjithsesi për ndryshimin e Kushtetutës. Hapat e parë tashmë janë ndërmarrë në Kuvend dhe ato janë lajme të mira, ndërsa tani shpresoj se të gjitha partitë, të gjitha palët do ta shfrytëzojnë këtë mundësi që të lëvizin përpara sepse tani është momenti i vërtetë, e gjithë BE-ja dhe të gjitha vendet të cilat duhet të anëtarësohen drejt procesit të zgjerimit. Për këtë është me rëndësi që të shfrytëzohet ky moment. E di se këto procese mund të jenë shqetësuese dhe jam e sigurt se do ta ruani imazhin tuaj të shoqërisë së suksesshme multietnike. Ju tashmë e mishëroni moton e BE-së – ta bashkuar në dallime dhe kjo është sepse Shkupi e fitoi titullin prestigjioz Qytet evropian i kulturës për vitin 2028”, tha fon der Lajen.

Ajo shfaqi shpresë se partitë do t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese, sepse, siç tha, të gjithë ata kanë përgjegjësi për të ardhmen e shtetit.

“Zgjedhja është e juaja dhe për këtë me të vërtetë shpresoj se të gjitha palët, të gjitha partitë, do ta shfrytëzojnë atë moment dhe do t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese, sepse bëhet fjalë për të ardhmen tuaj dhe të gjitha partitë kanë përgjegjësi për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut”, tha Lajen.

Mesazhi i dytë që do ta transmetojë kryetarja e KE-së sot në konferencën për shtyp në Qeveri është se duhet të afrohen ekonomitë.

“Ne tashmë e bëjmë këtë. Duke shikuar prapa kemi plan prej 30 miliardë eurove për investime që realizohen shpejt”, thotë Fon der Lajen dhe me këtë rast i përmendi investimet në energji të pastër, si centralet solare në Manastir dhe Osllomej, mulliri me erë në Bogdanci dhe mbështetja prej 80 milionë eurove për përballje me krizën energjetike vitin e kaluar, për të cilën theksoi se është me rëndësi se së bashku jemi përballur.

Kovaçevski tha se Lajen është një nga miket më të mëdha të Maqedonisë së Veriut dhe gjithmonë vjen me hapa dhe plane konkretë për afrimin drejt BE-së, ndërsa sot kanë biseduar për planin konkret për rritje, që do të sjellë përfitime konkrete për vendin dhe qytetarët para anëtarësimit të plotfuqishëm.

“Ne ishim në kërkim të këtij plani dhe prandaj dua të falënderoj presidentin për përgatitjen e planit. Ky plan do t’i japë një shtysë të re të fortë integrimit evropian të vendit. Me zbatimin e tij, i cili varet edhe nga BE-ja, por mbi të gjitha nga ne, Ballkani Perëndimor do të dyfishojë madhësinë e ekonomisë së rajonit dhe ekonomitë tona do të rriten për rreth 10 për qind”, tha kryeministri Kovaçevski.

Pjesë e përfitimeve, që i sjellë planet janë: mundësia për hapje të hyrjes në tregun e BE-së për produktet e Maqedonisë së Veriut, rritja e vëllimit të shtrirjes së produkteve pa doganë, lëvizja e lirë e shëbimeve në pjesën e tregtisë elektronike dhe rritja e cilësisë së arsimit.

Kryetarja e Komisionit Evropian mbrëmë është takuar me presidentin Stevo Pendarovski, ndërsa sot Kovaçevski me ceremoni solemne e priti në pllajën e Qeverisë, pas së cilës pasoi një takim dypalësh i dy delegacioneve dhe një konferencë e përbashkët për shtyp.

Nga pavarësoia deri më sot mbështetja e BE-së për vendin arrin mbi 3,3 miliardë euro.