Fisnik Amiti zemra e mesfushës i gjeneratës së Shkëndijës 2010

I vlerësuar si zemra e mesfushës,ai është një lojtarë klasi ndonëse vetëm 12 vjeç.Por ai është edhe një golashënues i mirë ndërsa këtë e dëshmoi edhe në përballjen e fundit në Tetovë duke shënuar një super gol, atë të barazimit me Makedonija Gjorçe Petrov duke ruajtur kreun e tabelës në tre ndeshje pa asnjë humbje.Ky është Fisnik Amiti.Ai vjen nga Tearca dhe është pjesë e Shkëndijës genetërata 2010 shkruan Tetovasot.

Është një lojtar shumë i përgatitur fizikisht dhe teknikisht dhe luan me të dy këmbët.Është shumë luftarak në duele.Ai ka shpërthyer nën urdhërat e trenerit Gajur Rexhepi dhe është kryesori i mesfushës. Fisniku ka një potencial të madh për tu bërë një lojtar klasi në të ardhmen.

Ai thotë se ëndërron që një ditë të bëhet pjesë e ekipit të parë .TS