Sot fillon viti akademik 2023-2024 ndërsa të gjithë të përfshirëve në procesin e arsimit të lartë, duke filluar nga studentët, veçanërisht ata që hyjnë për herë të parë në fakultete, e deri te kuadri pedagogjik dhe punonjësit e tjerë të institucioneve të arsimit të lartë, Ju uroj shëndet dhe lumturi për të arritur shumë suksese dhe për të arritur qëllimet që kanë vendosur, rruga drejt tyre fillon që tani.
Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, i cili sot morri pjesë në orën e parë akademike në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, ku potencoi se beson në potencialin e gjeneratave të reja, të cilët kanë treguar se kanë vullnetin që të përmirësojnë veten në aspektin arsimor dhe për të krijuar diçka më shumë për veten, por edhe për vendin.
“Ndoshta sistemi kombëtar i arsimit të lartë nuk është i përsosur. I tillë nuk ekziston askund, por vlerësoj që këta të rinj para meje, kanë të gjitha kushtet e nevojshme për të mësuar pa pengesa, qetë dhe të fokusohen drejtë thelbit të të mësuarit. Gjithashtu po mundohemi t’ju mbështesim me kategori të shumta të bursave, shumat e të cilave së fundmi i kemi rritur ndjeshëm, ndërsa konkursi për këtë vit akademik së shpejti do të publikohet. Njkohësisht ofruam subvencionimin e racionit për çdo studentë të rregullt dhe gjithashtu shuma e të njejtës është rritur edhe nga ky vit. Përpiqemi të përmirësojmë kushtet në konvikte studentore për të gjithë ata të cilët i shfrytëzojnë, për të marrë shërbim më kualitativ. Shfrytëzoj rastin që të ju njoftoj që së shpejti, deri në fund të vitit kalendarik, të fillojë investimi më i madh në këtë pjesë – do të rikonstuojmë të gjithë 9 konviktet shtetërore të studentëve. Jemi përpjekur për modernizimin e kushteve laboratorike të fakulteteve. Mbeten të hapura Programet për mobilitet si Erasmus dhe Horizont, tha Shaqiri.
Ministri gjithashtu, shtoi se gjithë kjo shpie në favor të lehtësimit të edukimit.
Gjithashtu pakësojmë shqetësimet të cilat i kisha dikur unë, gjenerata ime por dhe gjeranatat para meje. Nuk po them që nuk do të paraqiten shqetësime të reja. Por të dashur studentë, dua ta dini se nuk do të mbeteni të vetëm . Si institucione të sistemit ne do të qëndrojmë gjithmonë pas jush dhe interesat tuaja do të jenë në fokus të të gjitha politikave të cilat ne do t’i krijojmë, theksoi Shaqiri.
Shaqiri pret që edhe kuadri mësimor, do të jetë në lartësinë e detyrës, duke ndarë njohuritë që zotërojnë me studentët dhe prej tyre të nxjerrim gjeneratë siq tha Ministri, do të jemi krenarë të gjithë dhe që do të jenë në gjendje të përballojnë sfidat e së ardhmes, duke marrë dalëngadalë rolet e të rriturve në shoqëri.
“Sinqerisht mendoj se kemi staf pedagogjik vërtet cilësor, të cilët kanë treguar dhe dëshmuar se janë në gjendje të japin kontribut të madh në ndërtimin e këtij vendi, shtoi Shaqiri.