Ndeshja e planifikuar që duhej të zhvillohej më 15 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë midis Kosovës dhe Izraelit në kuadër të kualifikimeve për “EURO 2024” në futboll, është vendosur të mbahet më 12 nëntor, raporton Anadolu.
Vendimi është marrë nga FIFA, vetëm disa ditë pas shtyrjes së ndeshjes e cila është pjesë e Grupit l për kualifikimet e kampionatit evropian.
UEFA mori vendim për shtyrjen e kësaj ndeshjeje më 12 tetor, si pasojë e shpalljes së gjendjes së luftës në Izrael.
Në vendin e parë të Grupit I të kualifikimeve për “EURO 2024” është Rumania me 16 pikë nga tetë ndeshje ndërsa Zvicra me shtatë ndeshje të zhvilluara ka gjithsej 15 pikë në vendin e dytë.
I treti është Izraeli me 11 pikë nga gjashtë ndeshje, pas të cilit pason Kosova me shtatë pikë nga shtatë ndeshje, derisa Bjellorusia ka gjashtë pikë nga tetë ndeshje, kurse e fundit në kë grup është Andorra me vetëm dy pikë.