Fidan Aliti me autogol i dhuron fitoren Trabzonsporit

Fidan Aliti pati një natë për t’u harruar sonte, pasi i dhuroi fitoren ekipit kundërshtar me një autogol.

Reprezentuesi i Kosovës kompletoi sonte paraqitjen e nëntë me Alanyaspor në Superligën e Turqisë.

Megjithatë, Aliti u shndërrua në figurë tragjike, pasi me një autogol ia dhuroi fitoren Trabzonsporit.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 1:0. Mbrojtësi 30-vjeçar autogolin e shënoi në minutën e 54-t.

Te Alanyaspor u aktivizua edhe reprezentuesi tjetër kosovar, Florent Hadërgjonaj, i cili hyri si zëvendësues në minutën e 81-të.

Te Trabzonspor titullar ishte Enis Bardhi, i cili luajti për 84 minuta.