Me mijëra peshq kërcyen buzë detit në plazhin Delray të Floridas në SHBA, duke dhuruar një spektakël për pushuesit.
Në një video të publikuar në platformën X shihet se si pushuesit vrapojnë anës detit të habitur dhe të ekzaltuar nga vizita e turmës së peshqve.
Madje ata kujdesen për të kthyer sërish në det peshqit që mbeten në rërë.
Shkencëtarët thonë se fenomeni quhet “vrapimi i qefujve”. Ata fillojnë lëvizin nga zona ku jetojnë në momentin që ndjejnë se ulet temperatura e ujit për të shkuar drejt ujërave më të ngrohta.
Videoja ka marrë afërsisht një milionë klikimi vetëm në pak orë nga publikimi.
Have you ever seen a Mullet Run?
Thousands of fish jumped out of the water close to shore in Delray Beach Florida on Oct. 25, 2023
[📹 oceansidebeachservice]pic.twitter.com/VPcWuIpOom
— Massimo (@Rainmaker1973) October 28, 2023