Shkëndija e Tetovës ka një dyzinë talentësh që i japin klubit një qetësi për të ardhmen shkruan Tetovasot.
Janë shumë talentë që presin radhën për ftesa në ekipin e parë dhe shumë prej tyre që tashmë janë pjesë e Reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut për të rinjtë.
Fatlum Selmani është njëri prej tyre që po shpërfaq lojëra shumë të mira te klubi kuq e zi, më saktë te Shkëndija U-19.
Ai ka karakteristika të mjaftueshme për të qenë një lojtar bazë i klubit të zemrës në të ardhmen e afërt . Është I lindur në vitin 2005 dhe është lojtar standard tek Shkëndija U-19
. E veçanta e tij ose arma kryesore është e majta e tij e përkryer por ai është i veçantë sepse është një lojtar i rrallë që luan me të dy këmbët.
Kjo i jep atij avantazhin në fushën e lojës sepse spikat me golat e tij por edhe me asistimet e shumta .
Ndryshev Fatlum Selmani është djali I ish futbollistit të Renovës Rasim Selmani.Tetovasot