Në futbollin modern dy rolet thelbësore janë mbrojtësit e krahut të cilët i japin më shumë ritëm futbollit .
Janë role tepër të vështira që kërkojnë shumë vrapim ,shpejtësi,forcë sepse mbulohen dy pozicione, ai i sulmit dhe mbrojtjes.
Shpesh skuadrat kanë vështirësi në këto pozicione por gjenerata 2010 e ka tashmë futbollistin e duhur si mbrojtës i djathtë që është i pazëvendësueshëm.Ky është Erijon Avziji që i ka të gjitha këto kualitete .Ai është i fortë fizikisht,i shpejtë dhe posedon edhe teknikë të mirë.Erijoni avancon shpesh në sulm dhe bëhet bashkë organizatorë i aksioneve .
Ai është një mbrojtës i hekurt në atë pozicion që ia ka besuar treneri Gajur Rexhepi që ka bërë një punë të shkëlqyer te kjo gjeneratë që e tregojnë edhe rezultatet e një starti të mirë të sezonit të ri.
Erijon Avziji thotë se do punojë shumë për të arritur atje ku ai dëshiron ,të bëhet një ditë lojtarë që do luajë në skuadrën e parë në klubin e zemrës .Tetovasot