Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan është shprehur ditën e sotme se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë në ndalimin e konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit dhe të reduktojë tensionin që është përshkallëzuar me ngjarjet e fundit.
“Ne jemi të vendosur të vazhdojmë të intensifikojmë përpjekjet diplomatike që kemi nisur për të rivendosur qetësinë,” tha Erdogan, duke folur në një ceremoni të hapjes së kishës në Stamboll, shkruan CNN.
“Ne ftojmë të gjithë aktorët që kanë një fjalë në rajon që të kontribuojnë sinqerisht për paqen”, shtoi Erdogan.
Grupi militant i Hamasit që sundon Rripin e Gazës kreu një sulm vdekjeprurës me shumë fronte në Izrael të shtunën në mëngjes, duke vrarë të paktën 400 izraelitë dhe duke rrëmbyer disa të tjerë. Ndërsa luftëtarët e Hamasit hodhën mijëra raketa dhe depërtuan në kufirin e fortifikuar të shtetit hebre në disa vende, sulmi hakmarrës nga Izraeli deri më tani ka marrë më shumë se 700 jetë në Rripin e Gazës.