Enes Abdullahi super portieri i Shkëndijës 2011

Do ta dëshironte çdokush në skuadër ndërsa Shkëndija 2011 e ka atë dhe kjo gjeneratë është shumë me fat që ka një portier të tillë.
Në fakt e vështirë është të gjesh portier sepse janë të rrallë ndërsa Enes Abdullahi është një diamant .

Ai është siguria e skuadrës dhe për disa vite zgjidhet portieri më i mirë.Vitin e kaluar për gjithë sezonin pranoi vetëm tre gola që përbën një rekord ndërsa në turneun në Shkup ku gjenerata 2011 në turne ndërkombëtarë morri trofeun ,ai ishte thuajse brilant.
Por historia e Enesit nuk mbaron vetëm këtu.Ai u huazua tek skuadra e Albarsës vitin e kaluar për të marrë pjesë në turneun e madh ndërkombëtarë me plot skuadra elitare në Danimarkë dhe jo vetëm ata u shpallën kampionë por edhe ai u zgjodh portieri më i mirë u turneut mes shumë konkurrentëve.
Enesi ka një kualitet të jashtëzakonshëm dhe këtë vit ai vazhdon të stërvitet nga treneri Hekuran Xheladini duke i mësuar shumë më tepër rreth rolit që ai do ta ketë në të ardhmen që duket e ndritshme.