Pas arrestimit për kultivim të bimëve narkotike dhe 1 jave paraburgim, Enca është rikthyer në rrjetet sociale menjëherë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Mirëpo ndjekësit duket se nuk kanë ndërmend ta harrojnë shpejtë historinë e 5 vazove me kanabis në ballkonin e shtëpisë së saj.
Ditën e sotme ajo publikoi disa foto në profilin e saj dhe ndjekësit nuk humbën kohë. Menjëherë njëri prej tyre i komentoi:
“Vazoja e boçes mirë, vazhdon të rritet”.
Enca nuk ia kurseu një përgjigje për të cilën u pendua shpejt.
“Qentë lehin, boçja rritet”, i shkruan këngëtarja duke e fshirë vetëm pak minuta më pas komentin.