Belgjika është kombëtarja e radhës që ka siguruar kualifikimin për në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Të udhëhequrit e Domenico Tedesco triumfuan sonte në udhëtim ndaj Austrisë, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë në Grupin F.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Ernst-Happel” përfundoi me rezultatin 2:3.
Dodi Lukebakio (12′, 55′) dhe Romelu Lukaku (58′) shënuan në fitoren e “Djajve të Kuq”.
Ndërsa, për austriakët shënuan Konrad Laimer (72′) dhe Marcel Sabitzer (84′) nga penalltia.
Belgjika pas kësaj fitore 16 pikë në krye të grupit, tri më shumë se Austria.
Suedia është e treta me gjashtë pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar – andaj mbetet të shihet deri në fund se cila do të jetë renditja përfundimtare e dy pozitave të para.
The streak continues. 🇧🇷🇫🇷🇷🇺🇪🇺🇶🇦🇩🇪 #EURO2024 #WirSchaffenDas pic.twitter.com/UH4rsDnbmA
— Belgian Red Devils (@BelRedDevils) October 13, 2023