E trishtë! Humb jetën tragjikisht duke montuar vibrat shqiptari në Greqi. Si ndodhi ngjarja?

GREQI- Njarje e trishtë në Greqi.

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme, ku një 54-vjeçar shqiptar ka humbur jetën nga një makineri ndërtimi në periferinë jugore Vari në Athinës.

Gjatë punimeve të montimit të fibrave optike, makineria që shërben për çarjen e betonit, nuk e ka parë, dhe i ka kaluar sipër, duke i prerë kokën, shkruajnë mediat greke.

54-vjeçari është nxjerrë nga boshti pas një operacioni të Forcave Zjarrfikëse me 10 zjarrfikës me 3 automjete. Më pas ai u dërgua pa ndjenja në Spitalin e Përgjithshëm Asklipio Vula, ku u konstatua i vdekur.

Si ndodhi aksidenti industrial në Vari?

Sipas informacioneve të fundit, vdekja e tmerrshme e 54-vjeçarit ndodhi për shkak të punimeve që po kryheshin në zonën për vendosjen e fibrave optike. 54-vjeçari, baba i dy fëmijëve, ndodhej në një vrimë në tokë dhe makina e ndërtimit që preu rrugën, e ka përmbysur duke e copëtuar.

Vendi i ngjarjes është rrethuar nga Policia greke që në momentin e parë, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar një mjek, një zjarrfikës dhe një ambulancë e EKAB-it.

Për shkak të aksidentit janë arrestuar dy drejtuesit e makinerive dhe aktualisht ndodhen në komisariatin e zonës për të dhënë deklaratën e parë për ngjarjen tragjike.