Mediat në Kosovë raportuan për arrestimin dhe ndalimin e ish-misit të Kosovës, Zana Berisha, nën dyshimet për shantazh ndaj ish-të dashurit të saj, një biznesmeni të njohur, me të cilin është ndarë në mënyrë jopaqësore.
Berisha dyshohet se e detyroi biznesmenin të paguajë rreth 200 mijë euro, një pjesë e tyre para cash dhe një makinë luksoze, por që nuk arriti t’i shpëtojë ligjit.
Hetimet për këtë çështje kanë nisur dhe po ashtu është mbajtur seanca ndaj të dyshuarës.
Por kush është biznesmeni që ishte viktimë e vajzës me të cilën krijoi lidhje jashtëmartesore dhe u përfshi në këtë aferë?
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për “Sinjalin” se bëhet fjalë për Isni Jeminin, biznesmen i njohur nga rajoni i Prizrenit, i cili dyshohet se ra pre e shantazhit dhe u detyrua t’i shkaktojë vetes dëm pasuror, në periudha të ndryshme, që nga viti 2021.
Lidhja e dashurisë mes ish-miss Kosovës dhe biznesmenit të njohur, përfundoi me përfitim të kundërligjshëm të pasurisë nga ana e Berishës, e cila arriti ta shantazhojë biznesmenin për dy vjet me radhë, duke e kërcënuar se do t’ia dëmtojë nderin dhe autoritetin e tyre.
Gjithçka dyshohet se nisi në verën e vitit 2021, kur raportet mes tyre u krisën dhe doli në pah qëllimi që dyshohet se kishte Zana Berisha, ndaj të dashurit të saj, me të cilin mbajtën lidhje të fshehur. Shantazhi, dyshohet se ishte forma me të cilën ajo kishte synuar që ta kryejë këtë “punë”, duke kapur në total hiç më pak se mbi 100 mijë euro para “cash”.